I dehur e dëbon gruan dhe djalin e tij nga shtëpia, arrestohet qytetari nga Suhareka

I dehur e dëbon gruan dhe djalin e tij nga shtëpia, arrestohet qytetari nga Suhareka
Eurolinda Zenelaj

26.02.2021 / Kronika

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më shqetësuese në tërë Republikën e Kosovës, ku çdo ditë në Policinë e Kosovës po raportohen raste të tilla.

Një rast i kësaj natyre është raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të mërkurën rreth orës 19:35 është arrestuar një person, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe të birin e tij.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RAPORTO