Hajnit ‘nuk i ecë mbarë’ kapet nga policia me veturën e vjedhur të një Suharekasi

26.11.2020

Të mërkurën në Suharekë është arrestuar nga policia një person. Në mbrëmjen e së mërkurës një qytetar nga Suhareka kishte raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se i është vjedhur vetura me targa vendore, shkruan SuharekaOnline. Menjëherë pas raportimit policia ka nisur kërkimet për gjetjën e veturës, gjatë kërkimit policia ka hasur në veturën e […]

Hajnit ‘nuk i ecë mbarë’ kapet nga policia me veturën e vjedhur të një Suharekasi Foto: Ilustrim

Të mërkurën në Suharekë është arrestuar nga policia një person.

Në mbrëmjen e së mërkurës një qytetar nga Suhareka kishte raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se i është vjedhur vetura me targa vendore, shkruan SuharekaOnline.

Menjëherë pas raportimit policia ka nisur kërkimet për gjetjën e veturës, gjatë kërkimit policia ka hasur në veturën e vjedhur e cila i është kthyer pronarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.