Hajnat vjedhin rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”

16.07.2019

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njoftoi se janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dje, në Policinë e rajonit të Prizrenit, kanë shkuar informata nga një punonjës i një firme që mirëmban këtë autostradë, se disa hajna kanë vjedhur 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse. “Autostrada Ibrahim Rugova, Prizren 15.07.2019 […]

Hajnat vjedhin rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njoftoi se janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dje, në Policinë e rajonit të Prizrenit, kanë shkuar informata nga një punonjës i një firme që mirëmban këtë autostradë, se disa hajna kanë vjedhur 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Prizren 15.07.2019 – 16:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.