Hajnat thyejnë dhe plaqkitin veturën e mërgimtarit në Suharekë

14.01.2021

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe për festat e fundvitit mërgimtarët i’a kishin mësyrë vendlindjes. Këtë më së miri e dëshmonte edhe fakti që rrugëtu mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku jetojnë mërgimtarët tonë. Edhe pse kanë ardhur me pushime në vendlindje, disave u dalin telashe të ndryshme. Një […]

Hajnat thyejnë dhe plaqkitin veturën e mërgimtarit në Suharekë Foto: Ilustrim

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe për festat e fundvitit mërgimtarët i’a kishin mësyrë vendlindjes.

Këtë më së miri e dëshmonte edhe fakti që rrugëtu mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku jetojnë mërgimtarët tonë.

Edhe pse kanë ardhur me pushime në vendlindje, disave u dalin telashe të ndryshme. Një fat të tillë e kishte edhe një mërgimtar në Suharekë, vetura e të cilit më 13 janar ishte cak i hajnave.

Për fat të keq të njëjtit i është thyer vetura ku i janë vjedhur portofoli së bashku me dokumentet personale, kartelat bankare, viza, patentë shoferi.