Herolind Bytyçi
15.05.2019, 9:22

Hajnat “sakatojnë” Mushtishtin, vjedhin prapë!

Orët e hershme të mëngjesit siç duket nuk kanë qenë të qeta në fshatin Mushtisht, jo për nga frika ndaj vërshimeve por nga hajnat të cilët kohëve të fundit kanë shpeshtuar rastet e vjedhjeve.

Viktima e kësaj radhe ka qenë N.S nga fshati Mushtish të cilit hajnat në orën 02:00 kanë vjedhur makinën e N.S.

Mirëpo falë pakujdesisë së tyre dhe angazhimit të familjarëve vetura është gjetur brenda pak kohe në fshatin Mushtisht ku sipas familjarëve hajnat kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të bllokuar në fushë.