Gruaja nga Prizreni përfundon në strehimore pas dhunës në familje

Një grua nga Prizreni ka përfunduar në strehimore pas dhunës në familje, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia bën të ditur se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt”, thekson raporti i policisë.

RAPORTO