Bastisje në Greikoc, policia gjen kallashnikov e fishekë

12.02.2020

Policia e Kosovës në një njoftim për media bën të ditur se të martën në Greikoc është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Të martën rreth orës 14:00 në fshatin Greikoc është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47. […]

Bastisje në Greikoc, policia gjen kallashnikov e fishekë Foto: AK47

Policia e Kosovës në një njoftim për media bën të ditur se të martën në Greikoc është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Të martën rreth orës 14:00 në fshatin Greikoc është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47.

Gjithashtu përveq armës i janë gjetur nëntëdhjetë e shtatë (97) fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator, një predhë e fishekut, njëzet (20) krehër të fishekëve dhe dy pajisje për pastrim të armëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raport.