Grabitje me armë në Shirokë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Policia njofton se viktima derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kanë shkuar tre persona të panjohur – njëri me armë të shkurtër, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekt.

“Ata nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.