Grabitet një pompë derivatesh në Suharekë, dyshohet se u vjedhen 1,500 euro

Grabitet një pompë derivatesh në Suharekë, dyshohet se u vjedhen 1,500 euro

Të mërkurën në një pompë derivatesh në Suharekë, dy persona të panjohur kanë grabitur para.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 04:30 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se në vendin e tij të punës kanë hyrë dy persona të panjohur.

Viktima ka bërë të ditur se dy persona të panjohur për të, i kanë grabitur një shumë parash dhe më pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

SuharekaOnline mëson se shuma prej 1,500 euro u grabit në kohën kur punëtori i mitur (17 vjeçar) ishte në pompën e derivateve, nga dy persona të panjohur.

Tutje bëhet e ditur se policia ka dalë në vendin ngjarjes dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.

RAPORTO