Grabiten dhe sulmohen fizikisht katër shtetas të huaj në Prizren

Katër shtetas të huaj janë grabitur dhe sulmuar fizikisht  në Prizren.

Grabitja ka ndodhur pasi kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.

“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht”, njofton Policia e Kosovës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është nën hetime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.