Goditet nga vetura në Suharekë, këmbësori lëndohet rëndë

24.01.2021

Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e goditjes nga vetura gjatë mbëmjes së djeshme në Suharekë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë, ku thuhet se ngasësi i veturës nga pakujdesia ka goditur këmbësorin dhe të njëjtit i ka shkaktuar aksident me lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar […]

Goditet nga vetura në Suharekë, këmbësori lëndohet rëndë Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e goditjes nga vetura gjatë mbëmjes së djeshme në Suharekë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë, ku thuhet se ngasësi i veturës nga pakujdesia ka goditur këmbësorin dhe të njëjtit i ka shkaktuar aksident me lëndime të rënda trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Xhavit Bajraktari, Suharekë  23.01.2021 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me targa vendore i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia godet këmbësorin mashkull kosovar dhe të njëjtit i ka shkaktuar aksident me lëndime të rënda trupore. Viktima është ndalur për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.