Gjykimi ndaj Sali Asllanajt, njëri ekspert financiar thotë se është shkaktuar dëm, tjetri e thotë të kundërtën

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancën e së martës, janë dëgjuar ekspertët financiarë Bekim Pireva dhe Gani Sallauka, në rastin ku i akuzuar për keqpërdorim detyre, është ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Eksperti Pireva, si i propozuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë elaborimit të ekspertizës së tij, ka thënë se dëmi që i është shkaktuar Komunës së Suharekës, apo buxhetit të shtetit, është mbi 10 mijë euro.

Ndërsa eksperti Sallauka ka thënë se “Flasë çdoherë në pajtim me marrëveshjen e bashkëfinancimit, neni 2 i kësaj marrëveshje me bashkëfinancim komuna e Suharekës, ka kursyer 3987.30 euro, ka kursyer mjete financiare në 21 mijë e 842 euro. sa ka qenë shpenzimi i projektit me 18.25 % merr pjesë Kosova Hope, ndërsa me 81.75% kuvendi komunal i Suharekës. Sikur mos të ishte kjo marrëveshje të gjitha këto prej 21 mijë e 842 euro, sa ka qenë kosto e projektit, është dashur ti paguaj Komuna e Suharekës, në rastin konkret janë paguar 17 mijë e 854.70 euro”./ Betimi për Drejtësi/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.