Gjuajtje me armë në Prizren

Dy persona në Prizren kanë lajmëruar policinë se në oborrin e tyre është gjuajtur me armë zjarri.

I dyshuari ka ikur nga vendngjarja.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar në oborrin e dy viktimave meshkuj kosovarë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri e më pas ishte larguar”, njofton Policia e Kosovës.

“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”.

“ Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi”.

“Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as nuk është hasur i dyshuari”.

“Rasti vazhdon të hetohet”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.