Gjinoc: Qeni sulmon qytetarin, polici e qëllon me armë!

Rasti i ditës së sotme ku një qytetar i Komunës së Suharekës A.F nga fshati Peqan është sulmuar nga një qen endacak, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda në kokë ka ngritur shqetësim tek qytetarët e komunës tonë.

Një rast pothuajse i njëjtë ka ndodhur më datën 29 maj ku qytetari me inicialet A.S nga fshati Gjinoc është sulmuar nga një qen endacak duke e kafshuar në dorën e majtë. Me të parë rastin një i afërm i tij ka telefonuar Policinë e Kosovës në Suharekë.

Gjatë intervenimit të njësisë po i njëjti qen prapë ka tentuar që të sulmojë një qytetarë tjetër dhe në rastin kur policët kanë tentuar ta largojnë qenin nga qytetari ai u është kthyer policëve.

Me të parin rrezikun nga qeni njëri nga dy policët që po intervenonin ka nxjerrë armën zyrtare dhe ka vrarë qenin.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizreni, Vesel Gashi përmes telefonit për portalin SuharekaOnline. Gashi ndër tjera tha se në momentin që rrezikohet jeta e qytetarëve apo pjesëtarëve të Policisë së Kosovës patjetër që duhet të mbrohemi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.