Gjest i mirë: Qytetari gjen një telefon në Shirokë, fton pronarin ta marrë

Gjest i mirë: Qytetari gjen një telefon në Shirokë, fton pronarin ta marrë

Shumë raste në Kosovë ndodhin, kur njerëzve u humbin gjësende të ndryshme, çofshin ato telefona, kuleta e gjëra prej më të ndryshmëve.

Ndërkaq sot në mëngjes para 10 minutave, një person në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës e ka gjetur një telefon të modelit Samsung.

Personi në fjalë ka njoftuar redaksinë e SuharekaOnline se duke shkuar në punë e ka gjetur një telefon Samsung, në fshatin Shirokë përballë ish-KFOR’it, në rrugën kryesore.

Madje ai ka bërë publik edhe numrin e tij, që pronari i telefonit të paraqitet për ta marrë telefonin.

Emri dhe Mbiemri: Bekim Baftjaraj
Numri kontaktues: 049 806-341

Përgëzime për gjestin e qytetarit, z.Baftjaraj!

RAPORTO