Gjendet i vdekur një person në një motel

22.06.2021

Një person është gjetur pa shenja jete dje në mesditë në një motel në Prizren. Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit. Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë edhe […]

Gjendet i vdekur një person në një motel Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete dje në mesditë në një motel në Prizren.

Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë. 

“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai. 

Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë. 

Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.