Gjendet i vdekur në Prizren ish-prokurori Agron Matjani

05.12.2019

Është gjetur i vdekur një person në një banesë në Prizren dhe se dyshohet të jetë ish-prokurori, Agron Matjani. Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por nuk e kanë cekur emrin e viktimës. Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit, ka thënë për lajmi.net se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërkaq për […]

Gjendet i vdekur në Prizren ish-prokurori Agron Matjani Foto: Ilustrim

Është gjetur i vdekur një person në një banesë në Prizren dhe se dyshohet të jetë ish-prokurori, Agron Matjani.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por nuk e kanë cekur emrin e viktimës.

Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit, ka thënë për lajmi.net se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërkaq për të hetuar shkaqet e vdekjes, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Policia rajonale e Prizrenit e ka një rast vdekjeje të dyshimtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor”, ka thënë Osmanollaj.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes teksa detaje tjera nuk dihen.