Gjendet i alivanosur një qytetar nga Suhareka, dërgohet në spitalin e Prizrenit

Të martën një person nga Suhareka është gjetur nga familjarët e tij i alivanosur.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të martën rreth orës 16:20 një person nga Suhareka është gjetur nga familjarët e tij i alivanosur e i cili është dërguar për tretman mjeksor në Spitalin Rajonal në Prizren.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.
Rastin në fjalë, policia e ka cilësuar si lëndim aksidental, shkruan SuharekaOnline.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.