Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar mbi 1700 gjoba trafiku

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë 24 oëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, 14 aksidente me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu policia ka raportuar se ka shqiptuar 1712 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

Janë arrestuar 15 persona, 8 prej tyre janë në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të denimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.