Gelancë: I dyshuari e sulmon me grushte viktimën, të dy shoqërohen për në stacionin policor

28.05.2020

Policia e Kosovës (PK) ka shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë dy persona nga fshati Gelancë të Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje mes tyre. Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me grushte viktimën, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor. Sipas raportit, të dy janë shoqëruar […]

Gelancë: I dyshuari e sulmon me grushte viktimën, të dy shoqërohen për në stacionin policor Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës (PK) ka shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë dy persona nga fshati Gelancë të Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me grushte viktimën, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Sipas raportit, të dy janë shoqëruar për në stacion dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.