Fut dorën aksidentalisht në ventilator, lëndohet rëndë punëtori i një gurthyesi në Suharekë

24.06.2020

Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka futur aksidentalisht dorën  në një  ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës   kishte futur dorën aksidentalisht  në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në […]

Fut dorën aksidentalisht në ventilator, lëndohet rëndë punëtori i një gurthyesi në Suharekë Foto: Ilustrim

Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka futur aksidentalisht dorën  në një  ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës   kishte futur dorën aksidentalisht  në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori .