Herolind Bytyçi
15.05.2019, 15:12

[FOTO] Qentë endacak, shqetësim dhe rrezik për qytetarët!

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e komunës sonë pa ndonjë zgjidhje. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.

Në shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve. Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi ose hapja e qendrave për strehim.

Kështu qentë paraqesin rrezik permanent sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Përveç frikës se mund të sulmohen qytetarët ndjehen të rrezikuar edhe për sëmundjet që mund të transmetojnë.

Komuna e Suharekës javën e kaluar ka hapur procedurat e parapara për tenderin lidhur me trajtimin e qenëve endacak. Sipas vlerës së tenderit komuna ka paraparë shpenzime në vlerë prej 15,000.00 euro.

Mirëpo për qytetarët prapë mbesin rrezik dhe shihet si problem që do përkushtim më të madh.