[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i akuzuar për therje me thikë

14.11.2021 / Kronika

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i akuzuar për therje me thikë
Foto: Ilustrim

“Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast – – Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë]. Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuar, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të identifikoj personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre.

Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë. Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18 – 25 vjeçar dhe jeton dikund në një shtete perëndimor. Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar”, njofton policia.


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *