[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 53-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 53-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Agim (Brahim) Dreshaj, i akuzuar për mashtrim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

LEXO EDHE:  [FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 35-vjeçarit, i armatosur dhe i rrezikshëm

Personi i kërkuar është: AGIM (Brahim) DRESHAJ i lindur me 01.09.1967 në Prigodë- Istog

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit