[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 31-vjeçarit, i akuzuar për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Genc Bukoshi. I njëjti akuzohet për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 […]
Policia e Kosovës me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Genc Bukoshi.
I njëjti akuzohet për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Genc Bukoshi, sipas njoftimit të Policisë, është i moshës 31 vjeç.
Për çdo informatë që keni luteni të kontaktoni në 192-080019999 (pa pagesë).