[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 34-vjeçarit

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 34-vjeçarit
Çlirim Gashi

30.04.2021 / Kronika

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Zjarrvenje”.

Bëhet fjalë për 34 vjeçarin nga Deçani, NDERIM (Emrush) HAKLAJ.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, dhe dega Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• NDERIM (Emrush) HAKLAJ i lindur me 29.12.1986 në Deçan

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”
• “Zjarrvënie”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

RAPORTO