[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje të rëndë

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje të rëndë
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Mitrovicë- dega Skenderaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Pleurat (Gëzim) Myderizi, i lindur me 19.03.1979 në Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Vjedhje e rendë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

LEXO EDHE:  Për 24 orë 38 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 21 persona të arrestuar

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com

RAPORTO