[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 34-vjeçarit

28.05.2021

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale: “Lëndim i rëndë trupor”. Bëhet fjalë për 34 vjeçarin nga Deçani, MALË (Agim) SEJFIJAJ. Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të […]

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 34-vjeçarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale: “Lëndim i rëndë trupor”.

Bëhet fjalë për 34 vjeçarin nga Deçani, MALË (Agim) SEJFIJAJ.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

MALË (Agim) SEJFIJAJ i lindur me 01.08.1986 në Gllogjan-Deçan

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:“Lëndim i rëndë trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com