[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 26-vjeçarit

14.05.2021

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari, i cili akuzohet për veprat penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje”, “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin, LEONARD (Kadri) REXHAJ. Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në […]

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 26-vjeçarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari, i cili akuzohet për veprat penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje”, “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin, LEONARD (Kadri) REXHAJ.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• LEORAND (Kadri) REXHAJ i lindur me 28.04.1995 në Oberndofr- Gjermani

I kërkuari është i kërkuar për veprat penale:

• Posedim i paautorizuar i narkotikëve
• Vjedhje
• Mashtrim
• Kanosje
• Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Përpos veprave të larcekura i kërkuari është i denuar edhe me pesëmbedhjetë muaj burg për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com