[FOTO] Gelancë: Banorët e rrugës Koshare të “harruar” nga pushteti!

Ishte ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj i cili kishte ndërprerë asfaltimin e rrugës Koshare në Gelancë për vetëm 300 metra.

Bindjet partiake të banorëve të kësaj lagjeje siç duket kishin indinjuar ish-kryetarin Asllanaj për mos asfaltimin e kësaj rruge, thotë një banor i kësaj lagjeje.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Sipas banorit në fjalë në mandatin e ish-kryetarit Asllanaj ata kishin bërë kërkesë që edhe kjo rrugë të asfaltohet mirëpo një e tillë nuk ishte marrë parasysh.

Sipas banorit të njëjtin avaz e ka vazhduar edhe kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj, por të paktën nga ky i fundit kishin marrë premtime se rruga do të asfaltohet, por deri më tani asgjë nuk është punuar në këtë drejtim.

Fiset që jetojnë në këtë pjesë si Usaj, Krasniqi, Kodra, Jashari e kanë tejet të vështirë qarkullimin në këtë rrugë sidomos kur ka të reshura.

Andaj edhe një herë i bëjnë thirrje kryetarit Muharremaj për marrjen e masave të nevojshme për rregullimin e rrugës Koshare të Gelancës.

RAPORTO