Çlirim Gashi
05.05.2019, 13:40

[FOTO] Aksident i rëndë në Prizren, dyshohet se ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren, dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën e transitit në Prizren, ku një veturë ka rënë në lumë, shkruan Gazeta Express

Lexues tëExpress kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq të njëjtit kanë thënë se dyshohet se të paktën dy persona janë lënduar.