[FOTO] 4 automjete të përfshira në aksidentin në autostradë, 6 persona marrin lëndime

28.10.2020

Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshatit Duhël. I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamionetë. “Rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova në km 36 drejtimi […]

[FOTO] 4 automjete të përfshira në aksidentin në autostradë, 6 persona marrin lëndime Foto: Ilustrim

Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshatit Duhël.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamionetë.

“Rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurter kohor janë  shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku të përfshira kanë qenë 4 automjete : tri vetura dhe një kamionetë” ka thënë Hoxha.

Raportohet se në të dy rastet janë të lënduar 6 persona të cilët edhe kanë marr trajtim mjeksor në Prizren.

Njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.