E shtunja e kobshme në Kosovë, 5 të vdekur e 16 të lënduar në aksidente trafiku

05.10.2019

Policia e Kosovës çdo ditë po raporton për aksidentet që po ndodhin në tërë Kosovës e sidomos aksidentet me fatalitet, të cilat kanë filluar të shpeshtohen. Vetëm gjatë ditës së sotme brenda 13 orëve kanë vdekur 5 persona në rrugët e Kosovës, ndërsa 16 persona kanë mbetur të lënduar. Aksidenti i së premtës e cila […]

E shtunja e kobshme në Kosovë, 5 të vdekur e 16 të lënduar në aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë po raporton për aksidentet që po ndodhin në tërë Kosovës e sidomos aksidentet me fatalitet, të cilat kanë filluar të shpeshtohen. Vetëm gjatë ditës së sotme brenda 13 orëve kanë vdekur 5 persona në rrugët e Kosovës, ndërsa 16 persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti i së premtës e cila ndodhi në magjistralen Gjilan – Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku mbetën të vdekur dy persona. Për vdekjen e këtyre dy personave e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku u bë e ditur se edhe dy persona të tjerë janë lënduar.

Ndërsa sot edhe dy persona tjerë kanë vdekur në një aksident fatal në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër fshatit Peqan të Suharekës, dhe 4 të lënduar janë në gjendje të rëndë. Të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë.

Po ashtu edhe për këtë aksident Policia e Kosovës konfirmoi duke thënë se nga ky aksident kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 4 të tjerë. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës ishte bllokuar pas aksidentit ndërkaq automjetet janë orientuar në rrugë alternative.

Edhe katër persona tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Zallq të Istogut.

Sipas raportrtimeve të personave që gjendeshin aty, të lënduarit nuk kanë marr plagë të rënda, ndërsa policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pak orë më parë një aksident ka ndodhur në magjistralen Lipjan-Shtime, ku ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë të lënduar.

Gjithashtu në ora 11:20, në Bresie (Fushë Kosovë) ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Njësitet policore iu janë përgjigjur rastit.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka treguar se gjatë vitit 2018 në 100 askdiente fatale kanë humbur jetën gjithsejtë 129 persona.