Policia e Kosovës E rëndë: Për një vit, 19 persona u vranë në Kosovë

Në vitin 2019, në Kosovë janë kryer 19 vrasje, ku vetëm fundjavën e kaluar, dy persona janë vrarë.

Sipas raporteve të Policisë të premtë një 19 vjeçar humbi jetën pas plagëve të marra nga thika si pasojë e një përleshje mes dy grupe të të rinjve, ndërsa të dielën një qytetar dyshohet u vra nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, krejt kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një aksidenti në trafik.

Ndërkohë, numri i madh i vrasjeve vazhdon të mbetet shqetësues në vendin tonë, ku vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 19 persona.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar për lajmi.net, në vitin 2019, kanë ndodhur 19 vrasje, ndërsa në vitin 2018, 16 vrasje më shumë, pra 35.

Sipas Policisë nga këto 19 raste, 10 prej tyre janë cilësuar si vrasje të rënda, ndërsa një vrasje ka ndodhur nga pakujedesia dhe gjashtë janë cilësuar si vrasje, kurse gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 111 tentativa për vrasje.

Këtë vit është vrenjtur një ulje e numrit të rasteve të vrasjeve, krahasuar me vitet paraprake.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.