E mërkura në Kosovë përmbyllet me 40 aksidente trafiku,16 persona të lënduar

16.05.2019

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku 16 nga aksidentet ishin me persona të lënduar ndërsa në 24 nga aksidentet nuk raportohet për të lënduar. Policia në raportin e publikuar, bënë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 22 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 […]

E mërkura në Kosovë përmbyllet me 40 aksidente trafiku,16 persona të lënduar Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku 16 nga aksidentet ishin me persona të lënduar ndërsa në 24 nga aksidentet nuk raportohet për të lënduar.

Policia në raportin e publikuar, bënë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 22 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.

Po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 306 tiketa trafiku, për vozitësit të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.