E godet vetura, lëndohet i mituri nga Leshani

Dje në fshatin Leshan të Suharekës është goditur nga vetura një këmbësor (i mitur).

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se rreth orës 12:45 në fshatin Leshan ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person gjatë drejtimit të kombit nga pakujdesia ka goditur këmbësorin (i mitur), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Tutje njoftohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.   

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.