E diela me zjarre, Bali Muharremaj ndihmon zjarrfikësit

10.03.2019

Edhe këtë të dielë Komuna e Suharekës është përballur me zjarret që tashmë janë bërë pothuajse të pashmangshme në pjesë të ndryshme të komunës. Deri më tani në bazë të pamjeve të siguruara shihet se në disa fshatra janë evidentuar zjarret fushore . Duke e marrur si problem serioz praktikën e vënjes së zjarreve që […]

E diela me zjarre, Bali Muharremaj ndihmon zjarrfikësit Foto: Ilustrim

Edhe këtë të dielë Komuna e Suharekës është përballur me zjarret që tashmë janë bërë pothuajse të pashmangshme në pjesë të ndryshme të komunës.

Deri më tani në bazë të pamjeve të siguruara shihet se në disa fshatra janë evidentuar zjarret fushore . Duke e marrur si problem serioz praktikën e vënjes së zjarreve që po raportohet si e qëllimshme dhe duke e dënuar si shprehi që nuk ka hapësirë për arsyetim sipas raportimeve të fundit dëmet që po shkaktojnë zjarret kanë filluar që të krijojnë dëme serioze.

Zjarret që kohëve të fundit po shkaktohen dhe në numër janë të shumtë, janë shqetësuese për Komunën, pasi dyshohet se janë zjarre të qëllimshme. Kryetari Muharremaj, ka bërë apel tek qytetarët dhe ka kërkuar nga organet që të jenë më syçelë dhe të kalon kryesit e këtyre akteve shëmtuese.

Ka qenë i pari i Komunës së Suharekës, kryetari, Bali Muharremaj i cili edhe pse ditë pushimi ka zgjedhur që të ju dalë në ndihmë zjarrfikësve në fshatin Mushtisht duke treguar edhe një herë përkushtimin e tij për mirëqenien e qytetarëve.

Në Mushtisht, Budakovë dhe Semetisht ka zjarre aktive të cilat po shkaktojnë dëme kolosale.