Dy vajza të zhdukura brenda një dite

Policia e Kosovës njofton se janë zhdukur dy vajza, njëra nga Lipjani e tjera nga Gjakova.

Më datë 27.04.2019, rreth orës 18:00, një grua ka raportuar në polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe  nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

I njëjti rast, në të njëjten ditë ka ndodhur edhe në Gjakovë.

“Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 28.04.2019-18:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe  nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj”, bën të ditur policia.

Rastet po vazhdojnë të hetohen.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.