Dy të vdekur në një aksident trafiku dhe afër 1400 tiketa të shqiptuara nga policia gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 39 aksidente trafiku ku njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet, nërda 20 të tjera me persona të lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale.

Gjithashtu në njoftimin e policisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1379 tiketa trafiku, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona, ku prej tyre 3 janë në vuajtje të dënimit dhe 20 të tjerë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.