Dy të miturit e arratisur mbrëmë nga Burgu i Lipjanit, arrestohen në Duhël!

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 20:30 dy të mitur kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese e Lipjanit (tipi hapur).

Sipas njoftimit, nga kjo Qendër Edukuese Korrektuese kanë ikur të miturit me masë edukative, A.R., viti i lindjes 2003 dhe B.T. viti i lindjes 2002).

“A. R. kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë.  Ndërsa, B.T. kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor” shkruan SuharekaOnline.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili tha se se dy të miturit janë arrestuar në fshatin Duhël të Suharekës dhe për momentin gjenden në stacionin policor në Suharekë.