28.09.2019, 12:28

Dy persona arrestohen në Suharekë

Dy persona janë arrestuar në komunën e Suharekës nën dyshim për falsifikim parash, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë një kontrolli nga Policia, dy të dyshuarve u janë gjetur 9800 euro që dyshohet të jenë false.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 20.00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24 orësh.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Rrahje masive në Suharekë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.