Duhël: Arrestohet për posedim të substancave narkotike

17.11.2019

Të premten rreth orës 23:00 në fshatin Duhël të Suharekës është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës te i dyshuari janë konfiskuar 14.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pasi […]

Duhël: Arrestohet për posedim të substancave narkotike Foto: Ilustrim

Të premten rreth orës 23:00 në fshatin Duhël të Suharekës është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës te i dyshuari janë konfiskuar 14.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pasi që i dyshuari nuk ndihej mirë është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.