Ditë më parë në Semetisht, tani në Leshan sekuestrohen mbi 2kg mariuhanë

06.11.2019

Ditë më parë në një aksion policor në fshatin Semetisht të Suharekës, ku ishin kontrolluar pesë shtëpi dhe objekte përcjellëse të pesë të dyshuarve. Në shtëpinë e njërit prej tyre i cili është arrestuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 11.91 gram. E ditën e martë […]

Ditë më parë në Semetisht, tani në Leshan sekuestrohen mbi 2kg mariuhanë Foto: Ilustrim

Ditë më parë në një aksion policor në fshatin Semetisht të Suharekës, ku ishin kontrolluar pesë shtëpi dhe objekte përcjellëse të pesë të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit prej tyre i cili është arrestuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 11.91 gram.

E ditën e martë Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar në Suharekë, tre prej tyre janë meshkuj dhe një femër, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, është gjetur dhe konfiskuar mbi 2 kilogramë marihuanë.

Sipas raportit thuhet se tre prej të dyshuarve janë liruar, ndërsa njëri nga ta është ndalur, ngjarja ka ndodhur me datën 5 nëntor rreth orës 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, shefi i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku sipas tij fillimisht është gjetur te një nxënës në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë, sasia 73.6 gram, ku pas intervistimit është basitsur një shtëp inë fshatin Leshan me ç’rast janë gjetur 2 kilogram mariuhanë.

Me urdhër të prokurorit të procedurës paraprake janë arrestuar 4 persona në mesin e tyre një femër dhe tre meshkuj, ku pas intervistimit njëri nga të arrestuarit ka pranuar pronësinë e substancës dhe është ndaluar.