Digjet një furgon në Duhël, në vendin e ngjarjes edhe zjarrfikësit

Një furgon është kapluar nga zjarri disa minuta pas orës 15:00 afër daljes së autostradës “Ibrahim Rugova” që shpie në fshatin Duhël të Suharekës.

Lexues të portalit SuharekaOnline kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën shihet se në ndihmë kanë dalur edhe ekipet e zjarrfikësve.

Deri më tani nuk dihet për shkaqet që kanë dërguar deri të djegia e këtij furgoni dhe nëse ka ndonjë person të lënduar.

RAPORTO