Digjet lokali në Prizren, punëtori lëndohet duke tentuar ta shuajë zjarrin

20.01.2020

Një lokal në Prizren është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në Prizren. Gjatë tentimit për ta fikur zjarrin është lënduar një punëtor bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. “Ankuesja femër K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i saj. Gjatë tentimit për […]

Digjet lokali në Prizren, punëtori lëndohet duke tentuar ta shuajë zjarrin Foto: Ilustrim

Një lokal në Prizren është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Gjatë tentimit për ta fikur zjarrin është lënduar një punëtor bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesja femër K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i saj. Gjatë tentimit për shuarje të zjarri, një punëtor mashkull K-Shqiptar nga tymi i zjarrit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24-orësh.