Dhunohet seksualisht një e mitur në Budakovë derisa ishte vetëm në shtëpi, arrestohet i dyshuari

03.02.2021

Një e mitur është dhunuar seksualisht brenda shtëpisë së saj derisa ishte e vetme, në fshatin Budakovë të Suharekës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai tha se ka qenë viktima ajo që ka raportuar rastin në stacionin policor në Suharekë. “Më datë 02.02.2021 rreth orës […]

Dhunohet seksualisht një e mitur në Budakovë derisa ishte vetëm në shtëpi, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një e mitur është dhunuar seksualisht brenda shtëpisë së saj derisa ishte e vetme, në fshatin Budakovë të Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se ka qenë viktima ajo që ka raportuar rastin në stacionin policor në Suharekë.

“Më datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në Stacionin Policor Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetime e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj për SuharekaOnline.

Sipas tij me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Derisa viktima në momentin kritik gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm, futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë – saktësisht në afërsi të syrit të saj të majtë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale.

Ndërsa SuharekaOnline nga burimet mëson se N.K (emër i njohur për redaksinë) rreth moshës 45 vjeçare ka dhunuar seksualisht të miturën (rreth moshës 17 vjeçare).