Dhunohet seksualisht një 17 vjeçare në Suharekë

31.03.2021

Të hënën në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të dhunës seksuale në Suharekë. Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se të hënën në Suharekë, saktësisht në rrugën ”Avdyl Rama”, është dhunuar seksualisht një vajzë. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri […]

Dhunohet seksualisht një 17 vjeçare në Suharekë Foto: Ilustrim

Të hënën në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të dhunës seksuale në Suharekë.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se të hënën në Suharekë, saktësisht në rrugën ”Avdyl Rama”, është dhunuar seksualisht një vajzë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se me datë 29.03.2021, rreth orës 21:00 në Suharekë në rrugën ”Avdyl Rama”afër një kafiterie është dhunuar seksualisht një vajzë e moshës rreth 17 vjeçare.

Osmanollaj tutje ka treguar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për të marrë trajtim mjeksor dhe se gjendja e saj aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për SuharekaOnline se personi që e ka kryer aktin nuk është identifikuar ende pasi që as vetë viktima nuk e din se kush është, për këtë rast është njoftuar edhe prokuroria, departamenti i krimeve të rënda dhe se rasti është duke u hetuar.