Dhuna në familje, 10 raste të raportuara në Policinë e Suharekës për dy muaj

04.03.2021

Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëra nga çështjet më shqetësuese të shoqërisë, të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës. Raportimet për raste të tilla janë të shpeshta, e sidomos në vitin 2020 kur edhe ishim të izoluar si pasojë e situatës me pandeminë COVID-19, e cila ka ndikuar që të rritet […]

Dhuna në familje, 10 raste të raportuara në Policinë e Suharekës për dy muaj Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëra nga çështjet më shqetësuese të shoqërisë, të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës.

Raportimet për raste të tilla janë të shpeshta, e sidomos në vitin 2020 kur edhe ishim të izoluar si pasojë e situatës me pandeminë COVID-19, e cila ka ndikuar që të rritet numri i këtyre rasteve.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 51 rasteve të tilla, të cilat kanë vazhduar që të raportohen edhe gjatë dy muajve të parë të vitit 2021.

Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se gjatë muajve janar – shkurt (2021) në Stacionin e Policisë në Suharekë janë raportuar 10 raste të dhunës në familje.

Ndër të tjera, Sylaj ka bërë të ditur se brenda këtyre dy muajve në Komunën e Suharekës janë arrestuar 38 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.