Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

05.07.2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës […]

Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore.

“Sot, është dënuar Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore.

Edhe pse drejtësi e vonuar, kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend”, thuhet në njoftim.

QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.

“Sot, triumfoi drejtësia, jo vetëm për viktimën në fjalë, por për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. Përmes këtij momentumi të ri, të mbijetuarve do t’u kthehet shpresa për drejtësi, pa të cilën assesi nuk do të ndihen të qetë.

Megjithëkëtë, QKRMT konsideron që dënimi prej 10 vjetësh është i ulët, dhe do të angazhohet në të gjitha hallkat e drejtësisë që Zoran Vukotiq të marrë dënimin maksimal”, thuhet në njoftim.

QKRMT ka ftuar institucionet relevante dhe mbarë shoqërinë që të bëjmë më shumë për arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiqit në mars të vitit 2020.

Sipas njoftimit te Prokurorisë, Vukotiq “më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Deklarata nga QKRMT:

“Një dite kaq historike për neve, është marr vendim që Zoran Vutkoviq është dënuar me 10 vite burgim për krimet gjatë luftës në Kosovë dhe krimin e dhunës seksuale ndaj një femre gjatë luftës në Kosovë. Është ditë historike se për herë të parë nga Gjykatat tona po jepet dënim për një krim të tillë”, tha se Sebahete Pacolli Krasniqi, nga QKRMT

Shyrehte Tahiri – Sylejmani e mbijetuar e luftës, tha se dita e sotme është një epokë e re, derisa shtoi se prej emocioneve edhe fjalët janë tret.

“Sot është një epokë e re për të gjitha neve të mbijetuarat e luftës, ndoshta prej emocioneve që kam sot fjalët janë tret, drejtësi për shpirtin tonë dhe mundem me thanë lirisht se krimineli që është në qeli do të fillon një epokë e re”.

Ndërsa, Fatmire Haliti juriste në QKRMT, tha se nuk janë të kënaqur me lartësinë e dënimit prej 10 vitesh, duke shtuar se do të kërkojnë në Apel rritje të dënimit.

“Ne e kemi mirëpritur si aktgjykim të parë dënues, sa i përket dënimit ne si organizatë joqeveritare sigurisht nuk jemi të kënaqur me lartësinë e dënimit prej 10 vitesh sepse meriton më shumë, në komunikim me prokurorinë Speciale do t’i paraqesim ankesat tona dhe në Apel do të kërkojmë rritjen e dënimit ndaj atij dhunuesi”.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiqit në mars të vitit 2020.

Sipas njoftimit te Prokurorisë, Vukotiq “më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.