Dështon seanca ndaj ish-teknikut të pyjeve në Komunën e Suharekës

11.12.2019

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-teknikut të pyjeve në Komunën e Suharekës, M.B, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa mbrojtësit të të akuzuarit Basha, avokati Bashkim Nevzati, raporton “Betimi për Drejtësi”. I akuzuari M.B., ka […]

Dështon seanca ndaj ish-teknikut të pyjeve në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-teknikut të pyjeve në Komunën e Suharekës, M.B, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa mbrojtësit të të akuzuarit Basha, avokati Bashkim Nevzati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari M.B., ka thënë se mbrojtësi i tij i caktuar sipas detyrës zyrtare, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe më nuk do të merr pjesë në shqyrtimet gjyqësore, duke kërkuar nga gjykata që t’i caktohet një avokat tjetër sipas detyrës zyrtare.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 17 janar 2020, në ora 13:30./BetimiPërDrejtësi/